Ky shurup natyral me tre përbërës heq problemin e kollës

  • 08 April 2019 - 09:34
Ky shurup natyral me tre përbërës heq problemin e kollës

Shurupi nga dafina është preparat natyral për qetësimin e fytit të pezmatuar, pasi  ndikon kundër inflamacioneve dhe është antiseptik, e pos kësaj i pastron edhe rrugët e frymëmarrjes dhe e forcon imunitetin.  Hiqni qafe kollën e mërzitshme me shurupin vendor nga tre përbërës që me gjasë i keni në shtëpi. Kësaj radhe nuk keni përse të vraponi te barnatorja e parë për t’ju ndihmuar kundër kollës dhe fytit. Gjethja e dafinës shpesh përdoret në kuzhinë si shtesë në gjellë, duke ju dhënë aromë të këndshme, e vaji eterik i dafinës është i hatashëm për dezinfektim të hapësirave në sezonin e gripit. Gjethet janë të pasura me minerale, vitamina B dhe mbrojnë imunitetin.
Përbërësit: 
– 6 gjethe të mëdha të thata të dafinës; 
– 1 limon;
– 3-4 lugë mjaltë. 


Në një enë vloni rreth 250 ml ujë. Në ujë shtoni gjashtë gjethet e thata të dafinës dhe i zieni të mbuluara për 5 deri 10 minuta. Nxirrni gjethet, e lëngun e derdhni në një kavanoz. Në kavanoz përzieni mjaltin dhe lëngun e një limonit dhe gjithçka bashkë i përzieni. 

(Kosova Sot)