Harroni boronicat dhe bananet, aronia është shumë më e dobishme

  • 08 prill 2019 - 16:13
Harroni boronicat dhe bananet, aronia është shumë më e dobishme

Superushqimi që u zbulua së fundmi, që meriton të jetë në dietën tuaj, është aronia.  

Pema me origjinë nga Amerika Veriore

Kjo pemë, që e ka origjinën nga Amerika Veriore, është e pasur me antioksidues, të cilët kanë rol të madh në parandalimin e shumë sëmundjeve. Shija e saj është tepër e theksuar (athët, thartë) që të hahet e papërpunuar, por shkencëtarët polakë kanë gjetur se, edhe pas përpunimit termik (me temperaturë, zierje, pjekje), përbërësit ushqyes të kësaj peme nuk dëmtohen, për dallim nga disa pemë tjera. Por, kjo pemë, e cila ngjan me boronicën, është vështirë të gjendet në treg, për shkak të kërkesës së vogël. 

Aroniat me sasi të larta të vitaminave

Ekipit shkencor nga Universiteti mjekësor në Lublin të Polonisë i interesonte që të krijonte një qull me misër dhe aronia. Përpos që përmbajnë antioksidues, aroniat kanë edhe sasi të larta të vitaminave, si vitamina C dhe flavonoidet. Dikur kjo pemë quhej më e shëndetshmja në botë, meqë besohet se ka veti kundër plakjes, është e dobishme për zemër dhe, në fakt, mund të për doret si afrodiziak. Koha më e përshtatshme për ta konsumuar qullin me aronia, është 10 minuta pas përgatitjes së tij, meqë atëherë pemët e kanë aftësinë më të madhe për të luftuar radikalet e lira, substanca që mendohet të shkaktojnë shumë sëmundje. 

(Kosova Sot)