Shkencëtarët ofrojnë një arsye më shumë që ta pini kafenë

  • 09 April 2019 - 13:30
Shkencëtarët ofrojnë një arsye më shumë që ta pini kafenë

Pos se përmirëson disponimin, ndihmon në mëngjes që të kthjelleni, jeni më të shoqërueshëm, derisa kafeja ka edhe disa efekte të tjera të dobishme.

Studimet kanë treguar se kjo pije ndihmon të jetonim gjatë, ul rrezikun nga diabeti, tipi 2, dhe cirroza e mëlçisë.

Por, tashmë ekspertët adhuruesve të kafesë i kanë dhënë edhe një arsye që ta pëlqejnë edhe më shumë këtë pije. Sipas tyre, kafeja parandalon sëmundjen e Parkinson-it dhe demencën.

Shkencëtarët kanë zbuluar se është një substancë unike në kafe, që bashkë me kafeinën parandalon sëmundjen e Parkinson-it dhe demencën.

(Kosova Sot)