Hudhra dhe mjalti, shpëtim kundër ftohjes dhe gripi

  • 10 April 2019 - 09:41
Hudhra dhe mjalti, shpëtim kundër ftohjes dhe gripi

Në çfarë mënyre ju luftoni ftohjen, me cilat ilaçe natyrale? Ne ju sjellim një shumë të thjeshtë, është shumë efikas, bëhet fjalë për hudhrën dhe mjaltin.

Deri më tani është shkruar shumë për vetitë shëruese të hudhrës si një antibiotik i fortë natyral, e sidomos është kruar kur bëhet fjalë për ftohjen dhe gripin, por ky kombinim me mjaltë është një risi, kështu që është në dispozicion për të gjithë. Krejt çfarë ju nevojitet për ta përgatitur këtë ilaç është gjysmë gotë mjaltë (rreth 125 ml) dhe tre thelpinj të hudhrës.

Thjesht, ndani thelpinjtë e hudhrës, nuk keni përse t'i pastroni nga lëvoret, por vetëm duhet të hiqni shtresën e parë. Një kavanoz të vogël e mbushni deri në majë me thelpinjtë, e më pas derdhni dhe mjaltin sipër, duke përzier njëkohësisht me një lugë. Pas disa ditëve, kur thelpinjtë e hudhrës të kenë marrë ngjyrë të errët janë të gatshëm për përdorim. Një ilaç si ky e ruani në temperaturë të dhomës dhe e konsumoni porsa t'i ndjeni simptomat e para të ftohjes dhe gripit

(Kosova Sot)