New York-u në situatë emergjente, 285 raste të fruthit

  • 10 April 2019 - 14:05
New York-u në situatë emergjente, 285 raste të fruthit

Një krize e fruthit në Brooklyn, së pari në disa fëmijë hebrenj ka nxitur New Yorkun të deklarojë një emergjencë të shëndetit publik duke paralajmëruar personat e pa vaksinuar të varrin vaksinën urgjentisht, shkruan Reuters.

Kriza më e madhe që nga viti 1991 ka përfshirë 285 raste me fruth që nga tetori. “Kjo krizë mund të sjellë shumë probleme dhe duhet të zgjidhet menjëherë”, thanë organet përgjegjëse.

Virusi i fruthit është shumë ngjitës dhe mund të qojë në problem serioze, që mund të përfundojnë me vdekje. Edhe pse ende nuk është konfirmuar ndonjë vdekje, 21 persona janë hospitalizuar 5 prej të cilëve janë nën kujdes intensiv. Prej këtyre personave 39 janë fëmijë.

Organet e New Yorkut do të shqiptojnë gjoba deri në 1000 euro për ata të cilët refuzojnë të marrin këtë vaksinë. “Disa njerëz janë duke u mbështetur në faktin se vaksina kundër fruthit mund të shkaktojë autizmin, prandaj ata janë duke shmangur këtë vaksinë”, tha Rabbi David president i Organizatës së hebrenjve.

Zyrtarët përgjegjëse tregojnë që është normale që njerëzit të brengosen për fëmijët e tyre, mirëpo vaksinimi i tyre do të ishte shumë më i sigurt se sa infektimi me fruth.

(Kosova Sot)