Sa më shpejt konsumojeni këtë ushqim, parandalon çrregullimin e kujtesës

  • 10 April 2019 - 15:04
Sa më shpejt konsumojeni këtë ushqim, parandalon çrregullimin e kujtesës

 Konsumimi i kërpudhave të 'zakonshme' dy herë në javë parandalon problemet me kujtesën dhe të folurin, që zakonisht fillojnë në moshën gjashtëdhjetë vjeçe, janë rezultatet e fundit të studimit të bërë në Singapor.

Kërpudhat dy herë në javë në menynë e secilit mund të përgjysmojnë rrezikun nga rënia e aftësive kognitive dhe të parandalojnë shfaqjen e zhvillimit të çrregullimit të butë kognitiv (MCI), thonë ekspertët nga universitet shtetëror në Singapor.

Rezultatet kanë dëshmuar se te personat që çdo javë mesatarisht kanë konsumuar 300 gramë apo më shumë kërpudha ishte përgjysmuar rreziku nga "MCI". 

(Kosova Sot)