Vetitë pozitive të trangujve për organizmin e njeriut

  • 10 prill 2019 - 18:58
Vetitë pozitive të trangujve për organizmin e njeriut

Konsumimi i shpeshtë i trangujve sjell shumë dobi. Kjo ndodh kryesisht për faktin se përmbajnë shumë ujë, që do të thotë se është ushqim që përmban pak kalori që ndihmon në rrugëtimin drejt humbjes në peshë. Përderisa të gjithë mendojnë se trangujt janë perime, në fakt janë pemë. Trangujt nuk përmbajnë shumë kalori, kryesisht përmbajnë shumë ujë. Përmbajnë vetëm 13 kalori për 100 gr, prej tyre 97 për qind të lëngshme. Përmbajnë pak karbohidrate dhe shumë vitamina A, B, C dhe D dhe minerale, si: hekur, kalium, fosfor, kalcium dh magnez. Përmbajnë shumë fibra, kështu që konsumimi i trangujve është i shkëlqyeshëm për të humbur në peshë.

KUJDESI NDAJ LËKURËS

Trangujt me të madhe përdoren në tretmanët e bukurisë. Kjo për faktin se lëvorja e trangujve përmban shumë vitamina C dhe acid kafeik. Këto mikronutriente ndihmojnë në reduktimin e inflamacioneve, lehtësojnë irritimet e lëkurës dhe ndihmojnë të keni në përgjithësi një lëkurë të shëndetshme.

TRANGUJT PËR BUKURINË

Shpeshherë trangujt janë përdorur në të gjitha tretmanët e bukurisë dhe për konturim. Për më shumë, trangujt ndihmojnë në luftimin e sëmundjeve të lëkurës, si psoriazën, ekzemën dhe aknet. Po ashtu, lëvorja e trangujve mund të përdoret edhe në "smoothie", bashkë me ujin dhe limonin, për të pastruar trupin.

KUJDESI PËR SISTEMIN KARDIOVASKULAR

Trangujt janë të pasur me minerale të ndryshme, përfshirë këtu magnezin dhe kaliumin, po ashtu edhe fibra, që ndikojnë në zemrën për ta mbajtur të shëndetshme. Këto mikronutriente lehtësojnë qarkullimin e gjakut, duke ndihmuar kështu edhe në uljen e rrezikut për shtypje të lartë të gjakut.

KUJDESI PËR TRETJEN

Falë faktit se trangujt përmbajnë sasi të madhe me ujë, fibra, magnez dhe kalium, konsumimi i tyre ndihmon në reduktimin e rrezikut për djegie në gjoks dhe ndjenjën e rëndë. Po ashtu, mbani mend se mentalet më së shumti i hasim në lëvoren e tyre, kështu që mundohuni ta konsumoni të paqëruar.

(Kosova Sot)