Specat djegës ngadalësojnë përhapjen e kancerit të mushkërive

  • 11 April 2019 - 10:02
Specat djegës ngadalësojnë përhapjen e kancerit të mushkërive

Kapsaicina, përbërësi kyç i specave djegës që ua jep shijen, mund të ngadalësojë edhe përhapjen e kancerit të mushkërive, thonë ekspertët nga universiteti në Virgjininë Perëndimore. Shkencëtarët kanë vëzhguar efektet e kapsaicinës në tri lloje të qelizave të kancerit në laborator.

Ekipi i shkencëtarëve ka zbuluar se ky përbërës ishte hapi i parë në parandalimin e përhapjes së kancerit, të njohur si metastazë. Testet në minj që kishin luftuar me përhapjen e metastazës ka vërtetuar se ata që kishin konsumuar kapsaicinë kishin më pas hapësirë të qelizave agresive të kancerit në mushkëri.

Me teste të mëtutjeshme është dëshmuar se kapsaicina ka thyer metastazën e kancerit të mushkërive, duke bllokuar proteina që luajnë rolin kyç në rritjen e qelizave.

Ekspertët kanë thënë se hulumtimi ka treguar se kapsaicina nga specat djegës mund të prezantojë terapinë e re kundër metastazës te pacientët e prekur nga kanceri i mushkërive.

(Kosova Sot)