Këto bimë përmbajnë proteina më shumë se cilido lloj i mishit

  • 11 April 2019 - 12:41
Këto bimë përmbajnë proteina më shumë se cilido lloj i mishit

Është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm se sa shumë proteina në ditë konsumoni. Proteinat janë baza për ndërtimin e trupit dhe përdoren për ndërtimin e muskujve, indeve dhe organeve, për rregullimin e hormoneve të mëdha edhe në krijimin e neurotransmetuesve që ndikojnë në diskonim.

Image

Farat çia

Këto fara të vogla janë midis ushqimeve më të shëndetshme në planet. Rreth 2 lugë fara çia ju sigurojnë më shumë se 4 g proteina, bashkë edhe me 11 g fibra dhe 5 g acide alfa-linoleike. Këto fara po ashtu janë përplot me antioksidues dhe posedojnë aminoacide të ekuilibruara që i bën burim për proteina. Mund t’i përzieni me lëngje apo në majë të jogurtit.

 

 

Image

Badem (gjalpë nga bademi)

Pothuajse 7 g proteina me shërbimin e dy lugëve, gjalpi i bademit është kandidat serioz për ushqimin e shëndetshëm të pasur me proteina. Yndyrat e ngopura janë një nga yndyrat më të dëmshme që bllokojnë arteriet që mund të shkaktojnë kolesterolit e lartë dhe mbipeshën. Gjalpi nga bademi përmban shumë fibra, vitamina e minerale. Bademët dhe gjalpi i tyre ofrojnë edhe shumë vitamina E, që janë të shkëlqyeshme për lëkurë dhe flokë, ofrojnë minerale që e mbajnë edhe zemrën të shëndetshme.

 

 

 

 

Image

Kuinoa

Në një gotë me kuinoa hasim 8 g proteina. Ofrojnë edhe 9 aminoacide esenciale që i nevojiten trupit për ushqimin e ekuilibruar. Po ashtu është ushqim pa luten që e bën zëvendësim të hatashëm për oriz për njerëzit që nuk e tolerojnë glutenin. Në fakt, kuinoa posedon dyfish më shumë proteina se sa orizi, do të duhej që të jetë pjesë e ushqimit tuaj të përditshëm. Kuinoa është e pasur me vitamina dhe minerale, përmban shumë mangan, folate, fosfor, magnez dhe vitamina B1.

Image

Lentet

Me 9 g proteina në gjysmë gote, këto bishtaja janë të pasura me përbërës ushqyes që posedojnë shumë proteina. Posedojnë pak kalori dhe janë të pasur me fibra. Mund t’i zieni ose t’i kombinoni me oriz ose me kokrra tjera për një shujtë të kompletuar me proteina. Lentet vijnë në shumë ngjyra, të kuqe, ezmere, të gjelbër dhe të verdhë. Janë burim i madh për vitamina B, magnez, zink dhe kalium. Po ashtu ofrojnë rreth 37 për qind të dozës së sugjeruar për hekur. Janë të pasura edhe me fibra dhe kanë përmbajtje të ulët me yndyra.

Image

Farat e kërpit

Me më shumë se 10 g proteina në 2 lugë shërbime, farat e kërpit janë në majë të listës si burim natyral i bimëve për proteina. Ky superushqim siguron rreth 9 aminoacide të domosdoshme dhe të pasura me aminoacide omega. Farat e kërpit përmbajnë sasi të madhe me vitamina dhe minerale, përfshirë vitamina E, fosfor, kalium, magnez, squfur, kalcium, hekur dhe zink. Farat e kërpit përdoren si ushqim dhe ilaç për më shumë se 3.000 probleme. Mund t’i hani të papërpunuara, t’i përzhitni apo t’i përfshini në shujtë.

(Kosova Sot)