Qumështi i dhisë mbron zorrët, ai i gomaricës forcon imunitetin

  • 12 April 2019 - 09:26
Qumështi i dhisë mbron zorrët, ai i gomaricës forcon imunitetin

Për qumështin e gomaricës ekzistojnë shumë studime që kanë dëshmuar se e forcon imunitetin dhe rezistencën ndaj sëmundjes. Ky qumësht mund të jetë i dobishëm te sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes. Është i shtrenjtë dhe përdoret edhe si terapi te disa gjendje.

Qumështi i gomaricës ngjason me përbërjen e qumështit të gjirit të nënës, si nga përbërja po ashtu edhe nga tretja. Kur flitet për qumështin e dhisë, ekspertët thonë se ju preferohet njerëzve që kanë telashe me tretjen, sepse është më lehtë i tretshëm në krahasim me qumështin e lopës.

Është e vërtetë se qumështi i lopës është alergjeni i tretë te fëmijët. Po ashtu, gabimisht thuhet se qumështi i dhisë nuk përmban laktozë (sheqer të qumështit), por është më lehtë i tretshëm nga ai i lopës.

Qumështi i dhisë është i pasur me vitamina të grupit B, më shumë se në të lopës. Megjithëse ka dy herë më shumë vitamina D se ai i lopës, ka dyfish më shumë kalori.

(Kosova Sot)