Vetitë shëruese të çajit të lirit dhe ujit me fara të lirit

  • 12 April 2019 - 15:26
Vetitë shëruese të çajit të lirit dhe ujit me fara të lirit

Viteve të fundit, farat e lirit janë shumë popullore në përgatitjen e pjekurinave dhe ushqimeve të tjera. Përfshirja e tyre në rritje në ushqimin e njerëzve vjen si pasojë e faktit se janë shumë ushqim i shëndetshëm. Ushqimet e tilla janë të dobishme për trupin, pasi ndihmojnë në reduktimin ose parandalimin e faktorëve të rrezikut apo sëmundjeve.

Farat e lirit vijnë nga pema e lirit. Është burim i njohur që është përdorur në kulturat antike, egjiptasit e kanë përdorur si ilaç dhe laksativ. 

Para së gjithash, farat e lirit përmbajnë disa komponentë shumë interesantë: Acidin -linolenik: Ka një përmbajtje të lartë me aminoacidet omega 3. Kjo edhe është arsyeja pse ndikon në reduktimin e zhvillimit të sëmundjeve në sistemin kardiovaskular. Fibra dietale: Për më shumë, rreth 28 për qind nga pesha e farave janë fibra. Prej tyre, 25 për qind janë fibra të tretshme. Kjo redukton absorbimin e kolesterolit dhe glukozës. Midis dobive të tjera, farat e lirit: Promovojnë lëvizjen e zorrëve; Reduktojnë rrezikun për kancerin në zorrë të trashë; Ulin nivelin e kolesterolit në gjak;

Parandalojnë mbipeshën. rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare; Redukton rrezikun për zhvillimin e kancerit; Veti kundër inflamacioneve; Efekt laksativi; Fuqi antioksidues; Parandalon simptomat e menopauzës.

Përbërësit: 1 gotë ujë (250 ml); 1 lugë fara të bluara të lirit (5 g). Përgatitja: Së pari, shtoni farat e bluara të lirit në gotën me ujë, as i ftohtë as i nxehtë. Më pas, e lini të pushojë për 30 minuta. Kur të shikoni se uji ka fituar një përmbajtje prej xhelit, e konsumoni. 

Përbërësit: 1 lugë fara të lirit (5 g); 1 gotë ujë të vluar (250 ml). Përgatitja: Së pari, shtoni farat e lirit në një gotë me ujin e vluar bashkë. Pastaj, prisni derisa farat e lirit të lëshojnë vetitë shëruese. Kur të ketë arritur çaji një temperaturë të pijshme, e konsumoni. 

(Kosova Sot)