Përgatiteni mjaltin shërues nga temjani 

  • 12 April 2019 - 15:30
Përgatiteni mjaltin shërues nga temjani 

Megjithëse ekzistojnë shumë ilaçe natyrale që kanë efektin e tyre, ky vjen nga faqja "Frugallysustainbe" dhe jemi të sigurt se ju ndihmon shumë.

Temjani është bimë aromatike dhe shumë shëruese, posedon përbërës të shumtë antiseptikë dhe përmban shumë antioksidues. Temjani është efikas te: ftohjet; dhimbjet e fytit dhe pezmatimi i bajameve; kolla dhe hunda e bllokuar; tretja jo e mirë. Përbërësit e nevojshëm: temjan të freskët, gjethe dhe lule (sasia që e mbulon 2/3 e kavanozit); sipas mundësive mjaltë të pasterizuar organik; gjethet dhe lulet e temjanit i vendosni në kavanoz, dhe deri në majë e mbushni me mjaltë

Në shporet, në zjarr të lehtë vendosni një enë me ujë që të ngrohet, e më pas në ujë vendosni kavanozin me temjan dhe mjaltë. Mbani kavanozin në ujë për gjysmë ore dhe kujdes mos të kalojë më shumë se 30 C. Pastaj e nxirrni kavanozin dhe e mbyllni, e lini në dritare. Pastaj e ruani në vend të ftohtë dhe të errët.

(Kosova Sot)