Rrika e mbron trupin nga shumë sëmundje

  • 12 April 2019 - 15:36
Rrika e mbron trupin nga shumë sëmundje

Falë vetive të saj unike shëruese, rrika është në gjendje të ndihmojë në tretmanin e shumë sëmundjeve. Vetitë shëruese të rrikës nuk vihen në dyshim, e efektin e vet e dhuron kur duhet forcuar sistemin imun, të ulë shtypjen e lartë të gjakut apo edhe të parandalojë sëmundjet e eshtrave.

Te konsumimi i rrikës duhet mbajtur në mend se ai mban natrium, që nuk është edhe aq i dobishëm për personat që vuajnë nga diabeti si dhe për personat që kanë telashe me shëndetin e veshkave.

Rrika ndihmon edhe me rastin e humbjes në peshë, parandalon lajmërimin e qelizave malinje, e ul shtypjen e lartë të gjakut, e përforcon sistemin imun, artritin dhe osteoporozën, përmirëson tretjen dhe frymëmarrjen, e ndikon edhe kundër baktereve.

(Kosova Sot)