Dhimbjet në gjunjë shëroni me këto ilaçe natyrale

  • 15 April 2019 - 09:41
Dhimbjet në gjunjë shëroni me këto ilaçe natyrale

Dhimbjet në gjunjë dinë të jenë aspak të këndshme, e shkaktarët janë të shumtë. Në vijim ju sjellim disa ilaçe natyrale kundër këtyre dhimbjeve.

Uthulla e mollës

Shkaku i efektit alkalin të uthullës së mollës, ajo ka fuqinë në largimin e helmeve, që do të thotë se largon të ënjturat nga gjunjët.

Shtoni dy lugë uthull molle në dy gota ujë.

E pini këtë përzierje gjatë ditës derisa dhimbja të qetësohet.

Mënyrë tjetër është të shtoni dy gota uthull molle në vaskë dhe të qëndroni për 30 minuta.

Çaj nga xhenxhefili

Xhenxhefili ka efekt kundër inflamacioneve, që është ilaç shumë efikas kundër të ënjturave dhe dhimbjeve në gju. Përgatitni një çaj nga xhenxhefili dhe e pini gjatë ditës.

Kurkuma

Kjo erëz e fuqishme është shumë efikase në zbutjen e dhimbjeve në gju si pasojë e përbërësve në kurkumë që ndikojnë kundër inflamacioneve. Përgatitni çaj nga kurkuma dhe e pini gjatë ditës, apo edhe si kompresë.

(Kosova Sot)