Sallata e shijshme për jetëgjatësi dhe shëndet

  • 15 April 2019 - 09:45
Sallata e shijshme për jetëgjatësi dhe shëndet

Amaranti konsiderohet si bimë për jetëgjatësi. Në mjekësinë popullore kineze konsiderohet si preparat kundër plakjes. Një kokërr amarant përmban 16 për qind proteina, pektinë, mikronutriente. Për nga proteinat, përmban dyfish më shumë se sa gruri. Përmban edhe yndyrë, karbohidrate, vitamina të grupit B, magnez, kalcium, fosfor dhe fibra.

Amaranti është në gjendje të:

Normalizon metabolizmin;

Eliminon çekuilibrin hormonal;

Parandalon sëmundjet e veshkave;

Shëron nga sëmundjet e rënda;

Pastron organizmin.

Ky qull nga amaranti është shumë i shëndetshëm, i pasur me proteina.

Receta:

200 g amarant;

4 rrepkë;

2 domate;

Një grusht sallatë të gjelbër;

Gjysmë lugë mjaltë;

Kripë sipas shijes.

Përgatitja:

Zieni amaratin për 15 minuta. Kokrrat do ta thithin krejt ujin. Kur të jetë zier, ia shtoni kripën dhe mjaltin, e më pas sallatën, domatet dhe rrepkën dhe përzieni bashkë.

(Kosova Sot)