Tri ushqime me përbërës laksativë për të shëruar kapsllëkun

  • 15 April 2019 - 11:24
Tri ushqime me përbërës laksativë për të shëruar kapsllëkun

Nëse në vazhdimësi vuani nga kapsllëku, është e rëndësishme që të përfshini nutrientet me efekte laksativi, e po ashtu edhe në masë të madhe duhet të shtoni konsumimin e ujit.

Image

Mollët

Mollët njihen për faktin se janë të mbushura me nutriente dhe me shumë veti të dobishme që ndihmojnë për të mbajtur të shëndetshëm organizmin dhe trupin e njeriut. Përmbajnë shumë pektinë në përbërësen e tyre që formon një xhel kur vjen në kontakt me uji.

Kjo sjell veti të dobishme për shëndetin e zorrëve në dy mënyra:

Së pari, Xheli do ta absorbojë ujin, kështu që për ata njerëz të cilët vuajnë nga diarreja, kjo do të sjellë dobi. Nga ana tjetër, ky lloj i xhelit vepron si lubrikant për sistemin tretës. Kjo ndihmon në zbutjen e masave gjysmë të lëngshme ose ushqimit pjesërisht të tretur në stomak, duke e bërë më të lehtë kalimin e ushqimit nëpër zorrë.

Image

Kumbullat

Kumbullat janë një lloj i pemëve që njihen për vetitë e tyre prej laksativi. Janë po ashtu burim i pasur për sorbitol. Kjo ndihmon në tërheqjen e ujit në lëngjet acidike që kalojnë nga stomaku në zorrë të vogël, që ndihmon ushqimin e tretur të lëvizë në mënyrë të rregullt përmes zorrëve. Kjo ofron efektin laksativ nga kumbullat.

 

Image

Portokajtë

Kur jemi te portokajtë, efekti i tyre prej laksativi qëndron në elementin karakteristik të këtij fryti.

Duke u bazuar në disa studime dhe hulumtime të bëra, flavanonet në portokaj janë përgjegjëse për stimulimin e sekretimit të klorinës në epiteliumin e zorrës së trashë. Kjo krijon një presion osmotik, që ndihmon në sekretimin e lëngjeve, falë efektit të vet prej laksativi.

 

 

(Kosova Sot)