Këto janë erëzat më të shëndetshme në botë, ruajnë shëndetin mendor më mirë se gjithçka tjetër

  • 17 April 2019 - 09:12
Këto janë erëzat më të shëndetshme në botë, ruajnë shëndetin mendor më mirë se gjithçka tjetër

Ushqimi luan rol të rëndësishëm në shëndetin fizik, kjo dihet. Por, a e keni ditur se erëzat luajnë rol të rëndësishëm edhe në shëndetin mendor.

Kurkuma

Përmban substanca që parandalojnë formimin e pllakave dhe lythave në indin e trurit, që konsiderohen si shkaktarët kryesorë për sëmundjen e Alzhaimer-it.

Shafrani

Ekstraktet e kësaj erëze janë antidepresantë shumë të fuqishëm që parandalojnë çrregullimet dhe ankthet.

Trumza

Përmirëson funksionimin e hipotalamusit, hapësirë e trurit kjo që merret kryesisht me kujtesën.

Kanella

Ndihmon në kujdesin e vëmendjes dhe përmirëson përqendrimin. Po ashtu, ndihmon në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe ul rrezikun që ta teproni me ushqimin.

Origano

Përmban shumë antioksidues të dobishëm, që e bën një nga mbrojtësit më të fortë të qelizave të trurit.

(Kosova Sot)