Pesë reçeta për ilaçet natyrale që ulin nivelin e lartë të kolesterolit të dëmshëm

  • 20 April 2019 - 18:08
Pesë reçeta për ilaçet natyrale që ulin nivelin e lartë të kolesterolit të dëmshëm

Në mënyrë që nivelin e kolesterolit ta mbani stabil, duhet të përkujdeseni për ushqimin tuaj, por edhe t'i kombinoni me aktivitete fizike dhe mënyrën e shëndetshme të jetës në përgjithësi

Image

 

Vaji i kokosit

Së pari,hidhni një sy vajit të kokosit, që është një përbërës esencial për të kontrolluar kolesterolin e lartë. Vaji i kokosit njihet për faktin se e rrit nivelin e kolesterolit të mirë. Kjo ul nivelin e kolesterolit të keq, ul rrezikun për sëmundje të zemrës dhe peshën e mbani nën kontroll.

Image

Lëngu i grejpfrutit

Lëngun e grejpfrutit rekomandohet ta pini të freskët 1-2 herë në ditë, preferohet pas secilës shujtë. Lëngu i grejpfrutit është burim i pasur për proteina dhe nutreintë që kanë veti të hatashme për shëndetin e njeriut. Trupin e furnizon edhe me vitaminë C, fibra dhe minerale, si magnez dhe kalim.

 

Image

Uthulla e mollës

Uthulla e mollës përmban acidin acetik dhe pektinë. E para ndihmon të hiqni peshën trupore, e dyta ul ul kolesterolin. Përbërësit: 1 lugë uthull molle (15 ml); 1 gotë ujë (200 ml); Mjaltë. Udhëzimet: Shtoni uthullën në një gotë me ujë të ngrohtë dhe përzieni. Mund t'i shtoni pak mjaltë. E përzieni mirë dhe e konsumoni një herë në ditë ose çdo të dytën ditë.

 

 

 

 

 

 

Image

Lëngu i limonit

Lëngu i limonit është burim i pasur për vitaminë C dhe antioksidues. Kjo e shndërron në ilaç kundër kolesterolit. Përbërësit: Lëngun nga ½ e limonit; 1 gotë ujë (200 ml); Mjaltë. Udhëzimet: Shtoni lëngun e limonit në një gotë me ujë të ngrohtë. Përzieni mirë dhe shtoni pak mjaltë. Rekomandohet ta konsumoni menjëherë. E pini njëherë në ditë, në mëngjes në stomak të thatë.

Image

Çaji i gjelbër

Përfundimisht, duhet ta dini se çaji i gjelbër është i pasur me polifenole. Polifenolet, pos se ulin kolesterolin, ofrojnë edhe shumë dobi për shëndetin Përbërësit: 1 lugë çaj të gjelbër (15 g); 1 gotë ujë (250 ml); Mjaltë. Udhëzimet: Valojeni ujin. Kur të ketë valuar, uleni temperaturën dhe shtojani çajin e gjelbër. E lini të valojë edhe për 5 minuta dhe e hiqni nga pllaka. Kur të jetë ftohur paksa, ia shtoni mjaltin. Më së miri ta konsumoni gjersa është i ngrohtë.

(Kosova Sot)