Qepa e re bën mrekullinë për shëndetin

  • 18 April 2019 - 09:29
Qepa e re bën mrekullinë për shëndetin

Mjekësia alternative qepën e re e konsideron me vlerë dhe të shëndetshme, që ndikon si nga brenda po ashtu edhe nga jashtë. Herën tjetër kur të gjendet në tryezën tuaj mendoni mirë para se ta hidhni kërcellin.  

Fopëtoni qepën në copëza, e mund t'i shtoni edhe pak xhenxhefil të bluar dhe kripë dhe gjithçka e vendosni në një enë dhe e ngrohni. Kompresën e ngrohtë e vendosni në fyt, gjoks, shpinë apo nyja.

Qepën e re e zini për disa minuta. Me blender e përzieni derisa të shndërrohet në pastë. Me atë pastë lyeni këmbët e ënjtura. Një recetë si kjo përdoret me qindra vjet dhe është shumë efikas.

Shtrydhni qepën dhe me lëngun e saj lagni dy peshqirë. Kompresën ashtu të lagur e vendosni në hundë, në hapësirat përreth sinuseve. Qepa aktivizon mukozën dhe i zhbllokon organet e frymëmarrjes

(Kosova Sot)