Thoni lamtumirë anemisë me ushqimet që përmbajnë më shumë hekur se spinaqi

  • 23 March 2019 - 18:26
Thoni lamtumirë anemisë me ushqimet që përmbajnë më shumë hekur se spinaqi

Lodhje ekstreme, punë e përshpejtuar e zemrës, frymëmarrje e vështirësuar dhe vështirësi në përqendrim tingëllojnë si simptoma që shumicën njerëzve e dërgojnë te mjeku. Por, këto janë shenja edhe të mungesës së një mineralit, hekurit, e mungesa e tij shkakton aneminë. Thoni lamtumirë anemisë me këto ushqime

Image

Kajsitë e thata

Gjysmë gotë me kajsi t ë thata ofrojnë rreth dy mg minerale për ndërtimin e muskujve, për diç më pak se 160 kalori. Kjo mund të jetë mënyrë që vegjetarianët t’i plotësojnë nevojat për hekur, e përmbajnë edhe vitaminë C që absorbojnë hekurin.

 

Image

Lentet

Për sa u përket burimeve të hekurit për vegjetarianë, bishtajat janë në majë. Lentet e ziera kanë më shumë se tre mg në gjysmë gote, dhe po ashtu janë burim për proteina. Përmbajtja e lartë e tyre me shumë fibra ndihmon në shëndetin e zorrëve.

 

Image

Farat çia

Edhe pse shpesh thuhet sa shumë përmbajnë aminoacidet omega 3, këto fara përmbajnë edhe shumë hekur: dy mg në një të katërtën e gotës. Ato sigurojnë fibra, proteina dhe minerale të tjera me vlerë si kalcium, magnezi si dhe fosfor.

 

 

Image

Fasulja

Njerëzit në përgjithësi, për fat të keq, nuk konsumojnë mjaftueshëm bishtaja: fasulja përmban edhe fibra edhe folate (vitaminë B). Varësisht nga lloji specifik, do të fitoni nga 2 deri 4 mg hekur në gjysmë gote. Fasulja e bardhë prin.

 

Image

Farat e kungullit

Farat me më së shumti hekur teknikisht janë susami, por vështirë të konsumoni shumë. Farat e kungullit paraqesin një zamër të shkëlqyeshme, janë përplot me kalcium, proteina si dhe zink, e një e katërt a gotës përmban 4.5 mg hekur.

 

 

(Kosova Sot)