Mbrohuni nga kanceri me gjembaçin

  • 20 April 2019 - 08:23
Mbrohuni nga kanceri me gjembaçin

Kanceri i lëkurës është një nga sëmundjet më të shpeshta malinje. Ndodh si pasojë e rritjes anormale të qelizave të lëkurës, e shkaktari më i shpeshtë është ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve të diellit.

Në bazë të disa hulumtimeve të bëra, silibinina, ekstrakt i bimës që merret nga gjembaçi, mund të mbroheni nga kanceri i kancerit dhe të ngadalësoni procesin e plakjes që shkaktohet si pasojë e ekspozimit ndaj rrezeve të dëmshme të diellit.

Kjo informatë do të ketë dobi të madhe për të gjithë ata që pëlqejnë të ‘piqen’ në diell. “Nëse kemi një qelizë nën ndikimin e rrezeve të diellit “UV”, dhe duam ta shërojmë, apo ta shkatërrojmë, është dëshmuar se silibinina i bën të dyja”, thotë njëra nga ekspertet.

Po ashtu, është shpjeguar se te qelizat e shëndetshme të lëkurës, trajtimi me këtë substancë nuk ka shkaktuar asgjë.

(Kosova Sot)