Jargavani, bima që shëron shumë sëmundje

  • 22 April 2019 - 09:35
Jargavani, bima që shëron shumë sëmundje

S humica besojnë se jargavani shërben si bimë zbukuruese dhe se ka aromë të këndshme, por se edhe është helmues.

Asnjë studim shkencor nuk e ka dëshmuar se është helmues në njerëz, përkundrazi kanë dëshmuar vetitë e saj shëruese.

Njerëzit përdorin lëvoren, gjethet dhe lulet si preparat i hatashëm kundër inflamacioneve të nyjave, reumatizmit dhe artritit reumatoid. Farat dhe pjesët tjera përdoren për zgjidhjen e parazitëve të brendshëm, uljen e temperaturës së lartë trupore dhe shërimin e malaries.

Pra, për konsumim përdoren lulet e papërpunuara. Konsumimi i luleve të papërpunuara shërben kundër kapsllëkut. Gjethet dhe frutat e jargavanit përdoren si preparat që parandalon disa sëmundje, kundër gripit, si tonik dhe preparat që hedh jashtë parazitët nga zorrët. Si tonik mund të përdorni falë vetive kundër inflamacioneve që shtrëngojnë dhe e thajnë lëkurën. Po ashtu, mund të përgatitni edhe infuzion të ftohtë dhe të ngrohtë për ta pastruar lëkurën. Infuzioni mund të përdoret në rast të kruarave të fytyrës dhe gjendjeve tjera në lëkurë.

(Kosova Sot)