Ushqimet që stimulojnë qelizat e trurit

  • 23 April 2019 - 09:05
Ushqimet që stimulojnë qelizat e trurit

Ndiheni sikur ju është lodhur mendja? Keni telashe me përqendrimin? Mos u brengosi, shkencëtarët sjellin këto ushqime për stimulimin e trurit.

Frutat e malit

Dredhëzat, boronicat, mjedrat dhe manaferrat, në mënyrë të dobishme ndikojnë në koordinimin e lëvizjeve dhe përmirësojnë përqendrimin. Konsumoni sa më shumë. Mund t’i konsumoni edhe në formën e ngrirë.

Frutat e detit

Këtu e kemi fjalën për peshqit e pasur me aminoacidet omega 3, por aty bëjnë pjesë edhe toni dhe salmoni, midis të tjerash ruajnë zemrën dhe enët e gjakut dhe ndikojnë në qelizat e trurit. Konsumoni sa më shpesh këto ushqime, pos të tjerash ju bëjnë të lumtur.

(Kosova Sot)