Mposhteni lodhjen kronike

  • 24 April 2019 - 09:08
Mposhteni lodhjen kronike

Nëse lodhja nuk ju kalon as pas gjumit të thellë, me gjasë vuani nga lodhja kronike. Ja disa këshilla si ta mposhtni lodhjen kronike.

Jogë

Studimet kanë treguar se secili lloj i rekreacionit ndihmon në mposhtjen e lodhjes kronike, por më efikase janë ushtrimet e jogës.

Flini para mesnatës

Preferohet që të flini para mesnatës në mënyrë që të vendosni ritmin e mirë të zgjimit dhe gjumit dhe të dini se kur është koha për aktivitete e kur për të fjetur.

 Uji

Parakusht që të ndiheni të pushuar si mendërisht po ashtu edhe fizikisht është të pini ujë mjaftueshëm. Dehidrimi ndikon në energjinë dhe shkatërron forcën fizike.

(Kosova Sot)