Përbërësi i specave djegës ndikon kundër kancerit?

  • 24 April 2019 - 11:55
Përbërësi i specave djegës ndikon kundër kancerit?

Të dhënat e fundit të ekspertëve nga "Marshall University" sugjerojnë se si kapsaicina, përbërësi meritor për shijen e specave djegës, mund të parandalojë fazën e parë në procesin e zhvillimit të metastazës.

Efekti i kapsaicinës ishte testuar në laborator në disa lloje të qelizave të kancerit në minj që vuanin nga kanceri i mushkërive.

Analizat shtesë kanë treguar se si kapsaicina mund të bllokojë efektin e proteinës me emrin "Src", që luan rol kyç në lajmërimin e metastazës te kanceri i mushkërive. Hulumtuesit shpresojnë se si puna e tyre do të rezultojë me kombinimin e kimioterapisë klasike dhe tretmanin me këtë përbërës do ta ngadalësojnë përhapjen e kancerit për 10 për qind. 

(Kosova Sot)