Maska natyrale me tri përbërës për largimin e akneve

  • 24 prill 2019 - 14:08
Maska natyrale me tri përbërës për largimin e akneve

Lëkura mund të ndikohet nga shumë faktorë, siç është ekspozimi në diell, gjenetika, hormonet, dehidratimi, temperatura, etj. Lëkura është organi më i gjatë në trup dhe shërben për të na mbrojtur. Prandaj, duke ditur rëndësinë që ka, është e rëndësishme ta gjejmë një mënyrë që ta mbrojmë atë dhe të përmirësojmë shëndetin e saj.

Lëkura po ashtu rregullon temperaturën e trupit, kontrollon humbjen e lagështisë, mirëmban balancimin e lëngjeve, etj. Që prej moshës së adoleshencës dhe shfaqjeve të para të akneve e deri te lëkura rrezatuese e shtatzënisë, lëkura gjithmonë pasqyron gjendjen e brendshme të trupit.

Problemet më të zakonshme të lëkurës përfshijnë aknet, shenja të plakjes, rrudha dhe njerëzit shpenzojnë shumë para në produkte të cilat premtojnë shërim për një kohë të shkurtër. Megjithatë, shpeshherë këto produkte përmbajnë kimikate të rrezikshme të cilat më shumë bëjnë dëm sesa mirë.

Prandaj, më poshtë jepet një mënyrë efektive natyrale për të përmirësuar shëndetin e lëkurës dhe të gjithë përbërësit kanë çmim të lirë.

Përbërësit:

1 lugë gjelle uthull molle

1 lugë çaji sodë buke

2 lugë çaji mjaltë

Përgatitja:

Në një enë qelqi shtoni uthullën e mollës dhe mjaltin, pastaj përziejini mirë. Pasi t’i përzieni, shtoni sodën e bukës dhe vazhdoni t’i përzieni prapë. Nëse është e nevojshme, shtoni edhe ujë. Pasi ta keni përgatitur maskën, pastrojeni fytyrën mirë që të hapen poret dhe thajeni mirë. Aplikojeni maskën dhe lëreni për 10 minuta. Në fund, pastrojeni fytyrën me ujë të vakët dhe prapë me ujë të ftohët për të mbyllur poret. Përsëriteni këtë procedurë disa herë në javë dhe lëkura juaj do të jetë e pastër, e shndritshme dhe rrezatuese! 

(Kosova Sot)