Ulni shtypjen e lartë të gjakut në mënyrë krejt natyrale

  • 25 April 2019 - 09:17
Ulni shtypjen e lartë të gjakut në mënyrë krejt natyrale

Pa marrë parasysh sa ju duket e pabesueshme, shtypjen e lartë të gjakut mund ta shpëtoni me vetëm një artikull ushqimor – dredhëzat. Ja si është e mundur. Shtypja e lartë e gjakut është sëmundje nga e cila vuan çdo i dhjeti banor.

Mendohet se dyfish më shumë vuajnë njerëz nga kjo sëmundje e që nuk kanë kërkuar ndihmën mjekësore. Është brengosës fakti se njerëzit që vuajnë nga shtypja e lartë e gjakut rrezikohen nga sulmi në zemër dhe sulmi në tru.

Por, ekzistojnë mënyra natyrale për të ulur shtypjen e lartë të gjakut, e kjo ka të bëjë me ndryshimin e ushqimit. Për rezultate të mira e rëndësishme është të hani pemë dhe perime. Por, dredhëzat janë dëshmuar se më efikaset për uljen e shtypjes së lartë të gjakut. Studimi, i cili ishte publikuar në revistën shkencore "American Journal of Clinical Nutrition", që ishte marrë me efektin e dredhëzës në enët e gjakut.

Kanë analizuar 156.000 pacientë. Studimi ka dëshmuar se antocianina dhe flavaniodet në dredhëza ndikojnë në uljen e shtypjes së lartë të gjakut për 8 për qind.

(Kosova Sot)