Ruani veshkat: Nuk duhet ta teproni me këto ushqime

  • 25 April 2019 - 11:36
Ruani veshkat: Nuk duhet ta teproni me këto ushqime

Ta teprosh nuk është kurrë mirë. Në vijim ju sjellim disa artikuj ushqimorë që kurrsesi nuk bën ta teproni me to, pasi i dëmtoni veshkat.

Image

Alkooli

Alkooli në bazë është helm, të cilin veshkat duhet ta filtrojnë. Alkooli i tepër ndryshon funksionimin e veshkave, ngjashëm sikurse që ndryshon edhe funksionimin e trurit. Alkooli ka përbërës dehidrimi.

 

Image

Kripa

Natriumi në fakt është përbërës i rëndësishëm, i cili ndihmon trupit që të ruajë ekuilibrin e duhur të lëngjeve. Duke punuar bashkë me kaliumin, natriumi mban gjakun që të mundet në mënyrë efikase të filtrojë përmes veshkave.

 

Image

Kafeina

Për shumicën e njerëzve nevojitet dozë e përditshme e kafeinës për të mundur të funksionojnë. Por pasi që kafeina është stimulues, përshpejton qarkullimin e gjakut dhe rrit shtypjen e gjakut. Kafeina ndikon në aftësinë e veshkave të absorbojë ujin dhe shkakton dehidrimin.

Image

Pijet e gazuara dhe energjike

Kanë shije të mirë dhe janë përplot me sheqer, por këto pije janë shumë problematike. Nuk ekziston vlerë shëndetësore që mund të përdoret për pijet energjike, kështu që heqja e tyre nga ushqimi në tërësi është një nga gjërat më të mira për të pakësuar presionin në veshka.

Image

Ëmbëltuesit artificialë

Ëmbëltuesit artificialë, si ata që gjenden në pijet dietale, do të duhej të pakësojnë varësinë nga sheqernat e dëmshëm, por kjo nuk ka pasur sukses. Hulumtimet tregojnë se përdorimi i prodhimeve me ëmbëltuesit artificialë nuk e zvogëlon shpenzimin e përgjithshëm të sheqerit.

Image

Produktet e qumështit

Produktet e qumështit janë të pasura me kalcium dhe vetitë tjera shëruese, si edhe me proteina. Mund të jenë shtesë e shëndetshme për ushqimin, por nuk duhet ta teproni. Kalciumi i tepërt shkakton gurët në veshka.

 

(Kosova Sot)