Pemët dhe perimet në parandalimin e dështimit të zemrës

  • 25 April 2019 - 13:13
Pemët dhe perimet në parandalimin e dështimit të zemrës

Konsumimi i rregullt i pemëve dhe perimeve në studimin e bërë në Amerikë në “Mayo Clinic” ishte ndërlidhur me 41 për qind më pak rrezik për dështimin e zemrës.

Përkundër kësaj, ushqimi që për bazë ka mishin, ushqimin e përzhitur dhe të përpunuar në mënyrë industriale ndërlidhej me mesatarisht 72 për qind më shumë rrezik për dështimin e zemrës.

Secila sëmundje që prek zemrën dhe pengon qarkullimin normal të gjakut mund të shkaktojë dështimin e zemrës.

Dështimi i zemrës është shkaktar kryesor i hospitalizimit të personave më të moshuar se 65 vjeç, shkruan “Journal of the American College of Cardiology”.

(Kosova Sot)