Llojet e çajit për funksionim të veshkave

  • 26 April 2019 - 09:14
Llojet e çajit për funksionim të veshkave

Veshkat janë organe delikate, për të cilat pak kujdesemi, që është krejt gabim. Veshkat, midis tjerash, eliminojnë helmet nga organizmi, e për të punuar si duhet, duhet zvogëluar konsumimin e kripës, të konsumohet mjaftueshëm ujë, të shmangen alkooli dhe duhani, të mbahen në nivele të normales kolesteroli dhe sheqeri, të ushtrojmë dhe të konsumojmë lloje të ndryshme të çajit.

I sjellim disa prej tyre, e për të gjitha vlen rregulli mos të teprohet me konsumimin e tyre, pas dy javë konsumimi duhet bërë një muaj pauzë.

Çaji nga luleradhiqet – bimë me efekt diuretik, ndihmon edhe kundër infeksioneve, e gjethet përmbajnë vitamina A dhe K, si dhe shumë antioksidues.

Çaji nga majdanozi – kjo bimë është diuretik i butë dhe antiseptik, e shpesh e mbron organizmin nga bakteret e dëmshme. Po ashtu, përmban nutriente esenciale që ndihmojnë në punën e veshkave.

Çaji i gjelbër ndihmon në parandalimin e zhvillimit të gurit në veshka, ka efekt kundër inflamacioneve.

(Kosova Sot)