Kjo ju nevojitet për ta pastruar organizmin kur ta teproni me ushqimin

  • 26 April 2019 - 12:56
Kjo ju nevojitet për ta pastruar organizmin kur ta teproni me ushqimin

Nëse e keni tepruar me ushqimin e tepërt e të yndyrshëm, është koha për pastrimin e organizmit.

Pastrimin e organizmit nuk keni pse ta bëni me dieta të rënda dhe me vuajtje urie, pos ushqimit të ekuilibruar, për detoksim duhet të pini edhe shumë lëngje, në mënyrë që substancat e dëmshme më lehtë të largohen nga trupi.

Lëngjet më së miri t’i merrni në formë të ujit të thjeshtë apo çajrave pa sheqer, si dhe lëngje të përgatitura nga pemët dhe perimet e freskëta.

Ekspertët sugjerojnë edhe ujin e vakët me limon me xhenxhefil që ndikon pozitivisht në sistemin tretës.

(Kosova Sot)