Ushqimet që duhet konsumuar nëse vuani nga aftet

  • 28 April 2019 - 18:20
Ushqimet që duhet konsumuar nëse vuani nga aftet

Lajmi i mirë është se aftet nuk janë ngjitëse. Por, lajmi i keq është se aftet konsumimin e ushqimit dhe pijeve e vështirësojnë. Në vijim ju sjellim ushqimet që lehtësojnë shërimin e afteve.

Image

Perimet me gjethe të gjelbër

Sipas shkencëtarëve, vitamina B ndihmon në lehtësimin e shërimit të afteve. Kjo edhe është arsyeja perse në ushqimin tuaj duhet të përfshini më shumë perime me gjethe të gjelbër. Lakër jeshile, spinaq, lakër Brukseli, lakër.

 

 

Image

Fasulet

Fasulet si “garbanzo”, ato në formë të veshkave, janë shumë të pasura me vitamina B, prandaj edhe duhet t’i konsumoni nëse vuani nga aftet. Nuk është fshehtësi se përtypja e ushqimit është shumë sfiduese kur këto afte janë përreth.

Image

Peshku i yndyrshëm

Nëse nuk pëlqeni shijen dhe aromën e ushqimeve tjera të detit, mos u brengosni atëherë, kjo pasi që peshkun e yndyrshëm mund ta shtoni më shpesh në menynë tuaj pasi përmban shumë zink. Konsumoni salmon, troftë, tunë dhe sardele.

Image

 

Farat

Zinkun mund ta merrni edhe nga lloje të ndryshme të farave. Kjo edhe është ide e mirë dhe arsye që më shumë të konsumoni farat e kungullit, shalqirit, susamit apo të lirit dhe t’i përzieni me jogurt.

Image

Mish gjedhi ose pule

Një nutrient shumë iu rëndësishëm për trajtimin si dhe parandalimin e afteve është hekuri, e këtë mineral mund ta merrni nga mishi i gjedhrit dhe i pulës.

 

 

Image

Çaji i gjelbër

Konsideroni çajin e gjelbër si ilaç kundër afteve. Të gjithë e dinë se çaji i gjelbër është i pasur me antioksidues, e kjo edhe është arsyeja përse më lehtë shërohen aftet nëse e konsumoni këtë çaj.

 

 

 

(Kosova Sot)