Lëvorja e portokallit, në luftë kundër sëmundjeve të zemrës

  • 27 April 2019 - 08:40
Lëvorja e portokallit, në luftë kundër sëmundjeve të zemrës

Portokalli është një nga pemët më popullore në botë. Konsumohet pjesa e brendshme, e pak njerëz e dinë sa e shëndetshme është lëvorja e saj. Në fakt, lëvoret e të gjitha agrumeve janë shumë të shëndetshme dhe të dobishme në shumë raste, janë të pasura me flavonide që konsiderohen si detoksikues të mirë.

Pikërisht ato kanë përbërës kundër kancereve që bllokojnë metastazën dhe parandalojnë lëvizshmërinë e qelizave të kancerit. Doza e sugjeruar ditore me vitaminë C është 71 mg, e vetëm lëvorja ka 136 mg, që është me domethënie. Po ashtu, lëvorja e portokallit është e pasur me magnez, vitaminë A dhe shumë fibra të tjera. Portokajtë dhe lëvorja e tyre janë të shëndetshme, sidomos nëse keni telashe me zemrën.

Lëvorja përmban hesperidinë që para së gjithash meshkujve që kanë mbipeshë ua ul shtypjen e lartë të gjakut. Lëvorja e portokallit ndihmon edhe në pastrimin e mushkërive, e sasia e madhe me vitaminë V është e dobishme për forcimin e sistemit imun. Kjo ndihmon në luftën kundër sëmundjeve respiratore, siç janë gripi dhe ftohja.

(Kosova Sot)