Shkuarja në shtrat barkthatë ndikon në shëndet

  • 29 April 2019 - 11:12
Shkuarja në shtrat barkthatë ndikon në shëndet

Uria gjatë orëve të mbrëmjes nuk do t'ju ndihmojë te humbja në peshë. Shumica e njerëzve shkojnë në shtrat me barkun thatë, nuk konsumojnë me orë të tëra para gjumit. Pa marrë parasysh se cila arsye të jetë, kjo edhe nuk është vendimi i duhur për ta bërë.

Me kalimin e kohës nuk ndodh asgjë e veçantë. Në këtë rast mund të ndikojë edhe niveli i insulinës, kolesterolit dhe puna e gjëndrave tiroide, e kjo mund të ndikojë në çekuilibrin e hormoneve që mund të shkaktojë probleme të ndryshme. Ndjenja e urisë apo shkuarja në shtrat i uritur shkakton pagjumësinë. Kështu, truri pranon informata se jeni të uritur dhe ju lejon që me vështirësi të flini.

Nëse vuani urie në orët e mbrëmje, kjo nuk ndihmon të humbni në peshë. Kështu, trupi do të grumbullojë yndyra për të ruajtur energjinë. Shpeshherë ndodh që personat që nuk konsumojnë darkën ta anashkalojnë edhe kafjallin që ndikon në përqendrim dhe mosqëndrueshmëri.

(Kosova Sot)