Nga ky qumësht kilogramët shkrihen vetvetiu

  • 29 April 2019 - 17:18
Nga ky qumësht kilogramët shkrihen vetvetiu

Kjo pije e përshpejton metabolizmin, forcon trupin dhe jep energji. Farat e lirit janë të pasura me kalium, fibra dhe aminoacidet omega 3. Shkaku i strukturës së tyre, këto fara ju ngopin e me këtë nuk do të fitoni asnjë gram shtesë. Përgatitni qumështin e shijshëm nga farat e lirit si burim për shëndetin.

Përbërësit:

1/4 e gotës fara të lirit; 6 gota ujë; 5 hurma pa thelb; Kanellë. Përgatitja: Në blender përzieni farat e lirit dhe ujin, e më pas procedoni lëngun në garzë. Qumështin e filtruar e ktheni në blender e më pas ia shtoni hurmat e copëtuara dhe kanellën. Një qumësht si ky është i shijshëm dhe mund të konsumohet si lëng apo ta shtoni në puding ose në ndonjë qull mëngjesi. 

(Kosova Sot)