Pemët më të mira për bark të rrafshët

  • 01 May 2019 - 15:09
Pemët më të mira për bark të rrafshët

Pas një shujte të rëndë dhe të majme, është ide e mirë që hani pak ananas të humbni në peshë. Në vijim ju sjellim pemët që ju ndihmojnë të keni një bark të rrafshët.

Image

Vetitë e mollës së gjelbër

Me gjasë i keni dëgjuar shkencëtarët teksa thonë se mollët e gjelbra përmbajnë veti të hatashme në luftimin e yndyrës. Përmbajnë substanca që pastrojnë zorrën e trashë dhe zorrët në përgjithësi. Përmbajnë edhe vitamina dhe polifenole, me pak karbohidrate. Është ide e mirë të konsumoni dy në ditë.

Image

Bananet energjike

Të pasura me kalium, bananet ndihmojnë në ekuilibrin e përmbajtjes së trupit me ujë dhe kundërveprojnë në konsumimin e sodiumit. Disa mendojnë se bananet shtojnë në peshë, nuk është e vërtetë. Është e shëndetshme ta hani nga një banane në ditë, luftojnë mbajtjen e ujit në trup.

Image

Efektet e papajës kundër inflamacioneve

Papaja është një nga pemët më të mira për të pasur bark të rrafshët, kështu që mos e përjashtoni nga lista. Krahas përmbajtjes me vitamina C, ka edhe veti kundër inflamacioneve. Ndihmon në pastrimin e zorrëve, eliminon helmet, ekuilibron trupin në përgjithësi dhe përmirëson tretjen.

Image

Boronicat e kuqe

Sekret i boronicave të kuqe, por edhe frutave tjerë të malit qëndron në efektet e tyre kurative dhe mbrojtëse që kanë për sistemin tretës dhe zorrët. Ndihmojnë në parandalimin e infeksioneve dhe inflamacioneve, përmirësojnë tretjen si dhe po ashtu promovojnë një florë të shëndetshme të zorrëve.

Image

Vetitë e limonit

Kemi folur shumë sa të shëndetshëm janë limonët. Ju rekomandojmë të konsumoni lëngun e tyre derisa agjëroni, përzier me pak ujë. Është një tonik i thjeshtë detokues për trupin, pastron nga brenda dhe eliminon helmet, shkrin dhjamin, si dhe ju furnizon me vitamina C.

Image

Ananasi i shëndetshëm

Ananasi përmban sasi të madhe me bromelainë. Kjo enzimë absorbon proteinat, trupin e furnizon me fibra të patretshme që ndihmojnë eliminimin e helmeve si dhe promovojnë shëndetin e zorrëve. Është një fryt që mund ta hani apo edhe ta shtrydhni dhe ta konsumoni lëngun e tij.

(Kosova Sot)