Eliksiri për tretje më të mirë

  • 01 May 2019 - 18:03
Eliksiri për tretje më të mirë

Nëse pas ushqimit ndiheni thuajse keni përpirë një balon dhe ju duket se do të eksplodoni, provojeni këtë lëng aspak të zakonshëm nga grejpfruti dhe limoni, i cili rregullon tretjen dhe nxit eliminimin e helmeve dhe kilogramëve shtesë.

PËRBËRËSIT E NEVOJSHËM:

* 800 ml ujë; * 30 gramë xhenxhefil të freskët; * 4 gjethe të dafinës; * 2 grejpfrut të kuq; * 1 limon.

PËRGATITJA:

Ujin e derdhni në një enë të vogël. Xhenxhefilin e qëroni, e preni në rriska të vogla dhe e futni në ujë. Shtoni gjethet e dafinës dhe ngroheni ujin derisa të vlojë, le të zihet për tre deri pesë minuta, e hiqni nga pllaka dhe e lini të ftohet në temperaturë të dhomës. Më pas, nxirrini pjesët e xhenxhefilit dhe gjethet e dafinës, e në lëng shtoni lëngun e shtrydhur nga grejpfruti i kuq dhe limoni. Do të fitoni rreth një litër lëng, të cilin mund ta pini në sasi të vogla gjithë ditën. Pas një terapie të shkurtër me këtë lëng, nuk do të jeni të fryrë, derisa edhe kilogramët gradualisht do të fillojnë të shkrihen. 

 

(Kosova Sot)