Zgjoheni në gjysmë të natës dhe nuk mund të flini: Ja disa këshilla

  • 02 May 2019 - 18:19
Zgjoheni në gjysmë të natës dhe nuk mund të flini: Ja disa këshilla

S a herë ju ka ndodhur që të shtriheni për të fjetur, me bindjen se shpejt do të zhyteni në gjumë dhe jeni bindur se kjo nuk ka për të ndodhur?

Për të shmangur një gjendje si kjo, ndiqni këto këshilla

Shmangni dritën

Kur të tentoni të flini, drita është armiku më i madh. Nëse jeni në dhomën me shumë dritë, prodhimi i melaninës do të ngadalësojë. Prandaj, dhoma e gjumit le të jetë plotësisht në errësirë, e nëse shkoni në tualet, mos ndizni dritë.

Mos u sillni nëpër shtrat 

Nëse nuk keni fare gjumë, mos tentoni që me dhunë të flini, sepse vetëm se do të nervozoheni dhe do të kthjelleni edhe më shumë. Bëni çfarë të mundni, por mos ndizni kompjuterin apo televizorin.

Mos hani gjë

Tashmë është vërtetuar se ushqimi në orët e vona shton në peshë, por edhe më keq, nëse e bëni këtë shpesh, trupi e merr si shpërblim dhe në orën e caktuar trupi do ta kërkojë atë shujtë.

Mos shikoni në orë

Nëse ia filloni të numëroni se edhe sa orë ju kanë mbetur deri në momentin kur duhet të zgjoheni, e në fakt ju nuk jeni në gjumë por jeni zgjuar, vetëm se do të nervozoheni dhe gjumin do ta dëboni më tej nga vetja juaj.

(Kosova Sot Online)