'Rrezet e diellit', vitamina D që ndihmon të sëmurit me kancer të gjirit dhe të zorrëve

  • 03 May 2019 - 13:40
'Rrezet e diellit', vitamina D që ndihmon të sëmurit me kancer të gjirit dhe të zorrëve

Vitamina D, që merret nga rrezet e diellit, sipas shkencëtarëve, shton gjasat për mbijetesë te personat që vuajnë nga kanceri. Kjo vitaminë në veçanti ndihmon të prekurit me kancer të gjirit, kancerin e zorrëve dhe atyre me limfomë.

Vitamina krijohet brenda trupit me ndihmën e dritës së diellit, ndërsa përmes ushqimit mund ta shtoni duke konsumuar peshk, sidomos salmon, sardele, pastaj vezë dhe qumësht.

Vitamina D ndihmon trupin në absorbimin e kalciumit dhe fosforit, që nevojiten për eshtra të fortë dhe të shëndetshëm. Studimet e fundit te pacientët që vuanin nga kanceri kanë zbuluar se te ata pacientë që kishin sasi më të lartë të vitaminës D kishin gjasa më të mëdha për t'i mbijetuar në krahasim me ata pacientë të cilët kishin mungesë të kësaj vitamine.

Njerëzit me sasi të lartë të vitaminës D për 4 për qind kanë më shumë gjasa t'i mbijetojnë kancerit se ata që kanë mungesë të kësaj vitamine.

(Kosova Sot)