Nëntë artikujt natyralë që shkrijnë dhjamin

  • 03 May 2019 - 13:49
Nëntë artikujt natyralë që shkrijnë dhjamin

Kur provoni të humbisni në peshë, bëjani vetes më të lehtë duke konsumuar ushqime natyrale, të cilat e shkrijnë dhjamin

Këto ushqime shtojnë energjinë tuaj si dhe parandalojnë konsumimin e tepërt të ushqimit.Çelësi për humbje reale është në konsumimin e ushqimeve që i përshtaten trupit tuaj.Konsumoni ushqimet, të cilat në mënyrë krejt natyrale shkrijnë dhjamin tuaj, ndërsa që numërimi i kalorive nuk është i domosdoshëm 

Image

 Produktet e kokosit janë disa nga artikujt më të mirë natyralë në shkrirjen e dhjamit. Mund t'i konsumoni, sepse janë të pasura me vitamina, minerale. Zgjidhni gjalpin e arrës së kokosit të papërpunuar, qumështin apo kremin, konsumoni disa herë brenda ditës, ndërsa që rezultatet do të vërehen menjëherë.

Herën e ardhshme kur të përgatisni diçka të ëmbël shtoni edhe një pak spec të kuq pikant. Speci i kuq në veten e tij përmban rreth 333% të nevojave ditore me vitaminë C, një nutrient ky mjaft i rëndësishëm në shkrirjen e dhjamit, i cili përforcon metabolizmin dhe redukton inflamacionet. 

Spinaqi është një bimë unike me gjethe të gjelbër, që në veten e saj përmban 5 gramë proteina, 4 gramë fibra, pastaj hekur, vitamina B si dhe vitamina C, të cilat e mbështesin humbjen e peshës. Nëse jeni mërzitur duke konsumuar lakër jeshile, konsumoni më shumë spinaq dhe shikoni sa shpejt shkrihen kilet e tepërta.

Jogurti grek është njëri ndër ushqimet natyrale më të mira i cili ndihmon në shkrirjen e dhjamit si dhe në shkrirjen apo tretjen e ushqimeve që keni konsumuar paraprakisht. Është i pasur me vitamina B, magnez, probiotik, që ju ndihmon në ruajtjen e ndjenjës së të qenit të ngopur, si dhe ndihmon në uljen e kortizolit, hormon ky që sekreton stresin. Vetëm zgjidhni llojet e këtij jogurti që nuk përmbajnë sheqer dhe do të ndiheni mirë.

Kakao është një artikull natyral shumë i rëndësishëm që shkrin dhjamin, pasi që në veten e tij përmban fibra, proteina, magnez, si dhe yndyra të shëndetshme që bëjnë magjinë për trupin tuaj. Konsumoni disa pjesë brenda ditës dhe do ta vëreni shkrirjen e kilogramëve.

Farat e lirit janë të pasura me omega 3, që stabilizojnë nivelin e hormoneve, që është kruciale në humbjen e peshës. Farat e lirit janë shumë të shëndetshme për qarkullimin e gjakut, prandaj më mirë është t'i konsumoni këto fara se të konsumoni ushqimet e grimcuara.

 Ky lloj i peshkut është mjaft shëndetshëm në humbjen e shëndetshme në peshë, redukton dhjamin përreth belit tuaj, madje edhe ndikon si parandalues në sëmundjen ndryshme të zemrës. Zgjidhni salmonin pasi që është i pasur me sasi të lartë të aminoacideve, si dhe provoni ta kombinoni me ushqim vegjetarian.

 Bajamet janë të pasura me fibra, magnez, si dhe me proteina që ju bëjnë të ndiheni të ngopur. Bajamet janë oreksi dhe shoku më i mirë i metabolizmit tuaj. Do të ishte më së miri që t'i konsumoni midis shujtave.

Nëse deri më tani nuk e keni adhuruar limonin është koha që një gjë të tillë ta bën sa më shpejtë të jetë e mundur. Limoni është përplot me vitamina C që ndikojnë në shkrirjen e dhjamit si dhe pastrojnë mëlçinë tuaj nga helmet e ndryshme dhe nga yndyrat e dëmshme. Po ashtu nuk kanë sheqer dhe janë miku më i miri i sheqerit në gjak.  

(Kosova Sot Online)