Tri mitet për kolesterolin

  • 04 May 2019 - 10:53
Tri mitet për kolesterolin

Çdo tri vjet është me rëndësi të matni nivelin e kolesterolit. Tashmë e dinë se ekziston kolesteroli i mirë (LDL), por eksitojnë edhe shumë të panjohura të tjera. 

Edhe pse është menduar se kolesteroli nga vezët mbyll arteriet, studimi nga Universiteti i Harvardit e ka demantuar këtë. E vërteta është se yndyrat e ngopura në ushqimet e ngopura (djathë, ajkë, margarinë) ngarkojnë në mëlçi dhe nxitin prodhimin e kolesterolit të keq. Sugjerohet që përdorimi i tyre ditor të kufizohet në vetëm 16 gram. 

Edhe pse hulumtimet thonë se 40 minuta ushtrime fizike në ditë nxitin prodhimin e kolesterolit të mirë, ky efekt nuk mund të arrihet "brenda natës". Meshkujve mesatarisht u nevojiten tre muaj, ndërsa femrave dyfishi. 

Ky mit mund të na e shkatërrojë jetën. Sidomos femrat janë të ndjeshme, sepse niveli i kolesterolit rritet gjatë menopauzës. Sugjerohet që gjaku të kontrollohet çdo dy vite. 

(Kosova Sot Online)