Ushqimet e pasura me fibra zgjasin jetën

  • 04 May 2019 - 11:03
Ushqimet e pasura me fibra zgjasin jetën

Sipas shkencëtarëve amerikanë, ushqimet e pasura me fibra shtojnë gjasat e shërimit pas pësimit të sulmit në zemër, si dhe zgjasin jetën për rreth dhjetë vjet.

Sipas hulumtimeve, konsumimi i përditshëm i ushqimeve me fibra për 10 për qind, ndërlidhet me zvogëlimin e rrezikut nga vdekja për 15 për qind. Ushqimi që përmban fibra rregullon shtypjen e gjakut, si dhe nivelin e kolesterolit.

Ekspertët sugjerojnë konsumim ditor prej 38 për qind të fibrave. Burime të mira të fibrave janë pemët si bananet dhe mollët, perimet me lëvozhgë, patatet. Patatja përmban rreth 10 gramë fibra, ndërsa dy rriska bukë nga kokrra e grurit përmban rreth 4 gram. Ushqimi që nuk është i pasur me fibra ndërlidhet me problemet me tretje dhe me gazra, që shkakton lajmërimin e kancerit, si dhe çrregullimet me punën e zemrës. 

(Ksoova Sot Online)