Hudhra, efikase te infeksionet urinare

  • 04 May 2019 - 11:12
Hudhra, efikase te infeksionet urinare

E kstrakti i hudhrës mund të jetë një armë efikase në luftë kundër baktereve që janë rezistente ndaj shumë antibiotikëve, sidomos kundër baktereve që shkaktojnë infeksione të rrugëve urinare.

Një studim i ri ka treguar se edhe ekstrakti i freskët i hudhrës manifeston veprim efikas kundër baktereve rezistente ndaj antibiotikëve. Infeksionet e rrugëve urinare janë sëmundja e dytë infektive për nga shpeshtësia, që hasen në praktikë.

Në mbarë botën rreth 150 milionë njerëz çdo vit diagnostikohen me këto sëmundje, ku kostoja e mjekimit kushton disa miliardë dollarë. Kjo sëmundje zakonisht trajtohet me antibiotikë, por paraqitja e baktereve që janë rezistente ndaj antibiotikëve, ka bërë që të analizohen format tradicionale të mjekimit. Hudhra (Allium sativum) është përdorë për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme që nga kohët antike.

(Kosova Sot Online)