Stresi i trashë vetëm femrat

  • 04 May 2019 - 11:27
Stresi i trashë vetëm femrat

 Është parë se stresi nuk ka ndikim evident për shtimin në peshë te meshkujt, por përkundër kësaj, ai luan një rol të rëndësishëm për shtimin e peshës te femrat, thonë shkencëtarët nga Universiteti i Miçiganit.

Në një studim të bërë nga këta shkencëtarë, është parë se stresi ka rol të rëndësishëm për mbipeshën dhe obezitetin (formën ekstreme të mbipeshës), sidomos nëse stresi është përjetuar para moshës 16 vjeçare. Studimi i bërë në Amerikë, ka përfshirë rreth 3.617 persona, të cilët janë përcjellë për një periudhë kohore prej 15 vjetësh.

Ekspertët thonë se femrat janë më të prira për një konsumim më të madh të ushqimit pas ekspozimit ndaj stresit, për dallim nga meshkujt, të cilët kur janë nën stres tërhiqen në vetvete dhe jepen pas konsumimit të alkoolit. Ndryshime të ngjashme në reagime te meshkujt dhe femrat janë vërejtur edhe te personat që vuajnë nga depresioni. 

(Kosova Sot Online)