Qelizat amë - ilaç apo vdekje

  • 05 May 2019 - 10:48
Qelizat amë - ilaç apo vdekje

Me ndihmën e qelizave amë ndodhin shumë mrekulli, por disa mjekë e ndalojnë këtë, pasi që kjo ndodh për kohë të shkurtë. Për një apo dy vite organizmi ripërtërihet, por njëkohësisht provokohet edhe rritja e qelizave të kancerit, që në mënyrë të shpejtë e "hanë" organizmin.

Shumë yje nëpër botë e kanë provuar futjen e qelizave amë në trup, por shumica prej tyre kanë vdekur si pasojë e tumoreve të frikshme. Mjekët kanë studiuar shkaqet e vdekjeve të tilla, mendimet janë të ndara, por versioni më i zëshëm është ai i përtëritjes me qelizat amë.

Shtrohet pyetja, nëse qelizat amë janë eliksir i shëndetit apo është krejt mashtrim? A shërojnë apo vrasin? Me këtë tashmë po merren të gjithë ekspertët nëpër botë.

Në botë tashmë është mjaft popullore ripërtëritja me ndihmën e qelizave të reja amë, e klientët janë të gatshëm të paguajnë shuma të majme të hollash, përkundër paralajmërimeve se kjo mundet t'ju kushtojë me jetë.

(Kosova Sot Online)