Dieta e lehtë me banane

  • 05 May 2019 - 10:51
Dieta e lehtë me banane

Kjo dietë ju ndihmon që lehtë dhe pa vuajtur urie të humbni kilogramët shtesë. Përparësia kryesore e kësaj diete është se do t'i fitoni të gjitha vitaminat e nevojshme dhe humbja në peshë nuk ndikon në shëndetin tuaj.

SIFUNKSIONON DIETA? Gjatë ditës së parë të dietës lejohet që të hani deri 1,5 kg banane, të pini çaj të gjelbër ose ujë të vluar në cilëndo sasi. Për kafjall mund të hani dy banane dhe një gotë çaj të gjelbër. Për drekë lejohet të hani 100 gr mish të zier ose peshk me një lugë bollgur dhe një gotë kafe.

Për darkë dy banane, 50 gr djathë dhe çaj të gjelbër ose një gotë ujë të ngrohtë. Në këtë dietë mund të humbni një kilogram në ditë. Mos harroni që rregullisht të merreni me aktivitete fizike dhe të pini ujë mjaftueshëm. Dietën nuk duhet ta aplikoni më gjatë se shtatë ditë.

(Kosova Sot Online)