Përdoreni limonin dhe thoni lamtumirë sëmundjeve

  • 05 May 2019 - 10:52
Përdoreni limonin dhe thoni lamtumirë sëmundjeve

Një nga pemët më të shëndetshme në botë është limoni, i cili përdoret në shumë receta. Është i shkëlqyeshëm në detoksikimin e trupit. Varianti më i mirë është ta konsumoni të ngrirë, bashkë me lëvoren.

Ekspertët kanë zbuluar se lëvorja e limonit përmirëson imunitetin, përmban materie që parandalon kancerin, rregullon kolesterolin, shëron infeksionet dhe hedh parazitët dhe bakteret jashtë nga trupi. Disa nga vetitë shëruese të limonit: - parandalon astmën, - forcon imunitetin, - lufton inflamacionet, - detoksikon mëlçinë dhe veshkat, - rregullon shtypjen e gjakut, - parandalon kancerin.

(Kosova Sot Online)