Përfshini këto ushqime në menynë tuaj dhe do të humbni në peshë

  • 05 May 2019 - 10:54
Përfshini këto ushqime në menynë tuaj dhe do të humbni në peshë

 

Ekzistojnë ushqime që ju ndihmojnë të humbni shpejt në peshë nëse i përdorni në ushqimin e rregullt. Nëse dëshironi të zgjidhni problemin me mbipeshën, nevojitet që në menynë tuaj t'i shtoni këto ushqime, që janë në dispozicion për të gjithë,raporton Gazeta Kosova Sot

AVOKADO Përkundër qëndrimeve të mëhershme ndaj yndyrave, yndyrat e shëndetshme nuk është e thënë të janë armiku juaj. Avokado përmban yndyra të shëndetshme që mund t'ju ndihmojnë të mbeteni të ngopur dhe të kënaqur. Për avokadon ekspertët pohojnë se është një gjalpë natyrale, duke porositur që ta lyeni bukën e thekur nga kokrra e grurit. Nëse nuk keni avokado në shtëpi, është koha të dilni për të blerë.

FRUTAT E MALIT Një studim nga viti 2015, i publikuar në revistën "BMJ", ka konstatuar se personat, ushqimi i të cilëve është i pasur me flavonoide, që i hasim në frutat e malit, qepë dhe verë, janë më pak të trashë kur plaken.

(Kosova Sot Online)