Si të hiqni qafe aromën e pakëndshme nga goja

  • 05 May 2019 - 12:40
Si të hiqni qafe aromën e pakëndshme nga goja

Edhe pse çamçakëzi apo ndonjë bonbone mentë do ta përmirësojnë gjendjen, kjo zgjidhje është afatshkurtër. Pastrimi i dhëmbëve është shumë me rëndësi, por jo edhe hapi përfundimtar. Sipas studimit të publikuar në "Clinical Periodontology", problemin më të madh e paraqet gjuha. Për të hequr qafe aromën e keqe nga goja, ja disa këshilla:

Mbani higjienën gjuhës

Gjuhën ta pastroni me mjete prej plastikës, ose me pjesën e veçantë që gjendet në shpinën e brushës. Mënyrat me mjete të plastikës mundësojnë heqje më efikase të shtresave në gjuhë, për dallim nga vetë brusha, që mund të shkaktojë tërheqje më të thellë të baktereve në gjuhë.

Përdorni litarin së paku dy herë në ditë

Në këtë mënyrë do të hiqni grimcat e vogla të ushqimit që shkaktojnë shfaqjen e shtresave të squfurit.

Hidratimi i rregullt i gojës

Sasia e pamjaftueshme e pështymës shkakton grumbullimin e shtresave me të cilat bakteret fillojnë të ushqehen, e më pas edhe të përhapen. Prandaj, shpëlani më shesh gojën tuaj. 

(Kosova Sot Online)