Ari i kuq shkrin kilogramët, zvogëlon depresionin dhe ankthet

  • 06 May 2019 - 08:41
Ari i kuq shkrin kilogramët, zvogëlon depresionin dhe ankthet

Shafrani është erëza më e shtrenjtë dhe më e kërkuar në botë që njihet ndryshe edhe si "ar i kuq". Ka lloje të ndryshme të shafranit, por një ndër më popullorët janë nga India, Irani dhe Spanja. Edhe grekët e vjetër e kanë përdorur këtë erëz për gjithçka.

Hulumtimet kanë treguar se shafrani mund t'i përmirësojë simptomat e PMS-së, rregullon disponimin, por edhe ndihmon të humbni në peshë. Psikiatrit amerikanë dëshmojnë se shafrani është antidepresanti më efikas, sepse nuk tregon efekte të dëmshme anësore.

Pos kësaj, studime të shumta kanë dëshmuar se shafrani zvogëlon simptomat ankthit dhe depresionit. Shafrani ka një aromë intensive dhe ka shije paksa të hidhur. 

(Kosova Sot Online)